Jasir Asanit
Jasir Asani është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij Esteghlal po luan në shtëpi përballë Al Hussein. Sfida e vlefshme për 1/8-at e “play-off” të Champions League aziatike, është momentalisht 0-0.
Në minutën e 53-të të kësaj ndeshje, sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës. Megjithatë, pas rishikimit në VAR, goli i mëngjarashit kuqezi u anulua për pozicion të parregullt.
Kujtojmë se këtë sezon me iranianët, 30-vjeçari po bën mjaft mirë. Në 25 ndeshje që ka zhvilluar, sulmuesi ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.
Poll
