Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi tjetër NIVEL te Trabzonspor, sulmuesi i Kombëtares barazon rekordin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi tjetër NIVEL te Trabzonspor, sulmuesi i Kombëtares
Ernest Muci

Ernest Muçi padiskutim është tjetër nivel te Tranzonspor në Turqi. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ndeshje pas ndeshje po shënon gola vendimtar, ndërsa edhe asiston për shokët e ekipit.

Paraqitje këto që kanë ndihmuar ekipin turk të arrijë rezultate pozitive në kampionat. Goli i shënuar ditën e djeshme ndaj Samsunsport me penallti e çoi Muçin në kuotën e 12 golave në këtë sezon me fanellën e turqve në 22 ndeshje në të gjitha garat.

Nëj shifër e arritur në 22 ndeshje të zhvilluara deri më tani. Në këtë mënyrë 24-vjeçari barazoi rekordin e tij më të mirë në karrierë. Pikërisht atë të arritur kur mbante veshur fanellën e Tiranës, ku me bardheblutë në sezonin 2019 – 2020 arriti të shënonte 12 gola në 27 ndeshje.

Tashmë është vetëm 1 gol për të kaluar këtë rekord dhe për të vendosur një rekord të ri personal në karrierën e tij futbollistike.

Poll

Lexo gjithashtu