Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nga porta te sulmi, Redi Jupi “këshillon” Sylvinhon se si mposhtet Polonia! Lë jashtë titullarëve Ernest Muçin

Shkruar nga NEWSPORT
Nga porta te sulmi, Redi Jupi “këshillon” Sylvinhon se si
Redi Jupi

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Kombëtares U-21 Redi Jupi, i ftuar në podcastin sportiv “Versus”, ka dhënë versionin e tij për formacionin ideal të Shqipërisë kundër Polonisë, ndeshje e vlefshme për fazën “Play-Off”, Kupa e Botës:   

 “Në portë vendos Strakoshën. Hysaj nuk preket nga krahu i djathtë. Gjimshiti dhe Ismajli në qendër të prapavijës. Madje, qejfin e fshehtë kam Kumbullën, por nuk ka shkuar asnjëherë aty ku unë mendoj, sepse e kam vlerësuar shumë lartë.

Ama, teknikisht, nëse do vendosja Kumbullën përpara Gjimshitit apo Ismajlit, do ishte padrejtësi. Në krahun e majtë, Mario Mitaj është i shenjtë. Asllnani do e lija të vetëm para mbrojtjes. Më sipër do vendosja Laçin dhe Bajramin.

Treshja e sulmit ideal për mua në këtë sfidë përkon me Brojën në të djathtë, Manaj “pykë” dhe Hoxhën në linjën tjetër. Edhe pse Ernest Muçi po përjeton moment fantastik te Trabzonspor, do zgjidhja Arbër Hoxhën në krahun e majtë të sulmit”.

Poll

Lexo gjithashtu