Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ernest Muçi “makineri” golash në Turqi, Ditmar Bicaj zbulon “planin” e Sylvinhos: Fanatik në skema dhe zgjedhje  

Shkruar nga NEWSPORT
Ernest Muçi “makineri” golash në Turqi, Ditmar Bicaj
Ernest Muçi dhe Ditmar Bicaj

Ish-trajneri Ditmar Bicaj, i ftuar në emisionin “Mega Sport”, A2CNN, i ka kushtuar një rëndësi të veçantë formës që po përjeton sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi te Trabzonspor.

Në 10 ndeshjet e fundit, 24-vjeçari ka 7 gola dhe 4 asiste, lider në ekip dhe ndër më të spikaturit në futbollin tuke. Megjithatë, Bicaj ka dashur të ul “euforinë” për mundësinë që Muçi te jetë titullar te Kombëtarja kundër Polonisë, faza “Play-Off”, Kupa e Botës.   

“Ernest Muçi nuk është element shumë i rëndësishëm vtëm te Trabzosnpor, por edhe në Superligën tuke. Një futbollist që ne duhet të krenohemi. Po kalon moment shumë të mirë. Jo vetëm gola, por edhe asiste.

Në çdo ndeshje, shoh që Muçi po rritet edhe në aspektin fizik, madje edhe në lojën pa top është më i fortë. Te Trabzonspor, Ernest Muçi preferohet afër sulmuesëve të krahut, pra ka liri veprimi.

Me skemën që aplikon trajneri i Kombëtares Sylvinho, i cili është fanatik i zgjedhje të tij, e ku ndryshimet janë shumë të rralla, edhe me Poloninë nuk do e nis nga fillimi”.   

Poll

Lexo gjithashtu