Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Arlind Ajeti “çmend” Turqinë, mbrojtësi kuqezi më i miri i kampionatit (FORMACIONI)

Shkruar nga NEWSPORT
Arlind Ajeti “çmend” Turqinë, mbrojtësi kuqezi
Arlind Ajeti

Arlind Ajeti ishte protagonsit absolut në ndeshjen që ekipi i tij, Bodrumspor fitoi në transfertë përballë Adana Demirspor. Sfida e vlefshme për javën e 24-t të Ligës së Parë turke, përfundoi 0-5.

Ishte pikërisht qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, ai që shënoi dy golat e parë për të tijët. Të parin, Ajeti e shënoi në minutën e 11-të. Ndërkohë që për golin e dytë mendoi në të 43-tën.

Sigurisht që kjo formë nuk kishte si të kalonte pa u vlerësuar. Ajeti është vendosur në “Formacionin e Javës” në Ligën e Parë turke nga mediumi “Sofa Score”, madje me notën më të lartë, 9.5.  

Duke parë që është me notën më të lartë në formacionin e javës së 24-t të Ligës së Parë, për këtë javë futbollistike, Ajeti është më i miri në Turqi.   

Arlind Ajeti “çmend” Turqinë, mbrojtësi kuqezi
Formacioni i Javës, Liga e Parë turke

 

Poll

Lexo gjithashtu