Arman Durmishi
Juventus U-20 ka mposhtur 3 – 1 Veronën U-20, ndeshje e vlefshme për javën e 24-të në Primavera 1. Protagonist absolut ishte sulmuesi i Shqipërisë U-19 Arman Dyrmishi. 17-vjeçari shënoi dygolësh, konkretisht në minutat 4 dhe 64’.
Interesante është se te Verona, golin e “nderit” e shënoi një tjetër shqiptar, fjala është për Jurgen Peçin, pjesë e Shqipërisë U-17. Gjatë këtij sezoni me Juventus U-20, Durmishi ka shënuar 6 gola në 12 ndeshje, shënuesi më i mirë në ekip.
Durmishi po tregon pas çdo ndeshje se do të jetë një pikë referimi në sulmin e Kombëtares, përsa i takon të ardhmes. Ai ka aftësi “vrastare” para portës mike, duke tërhequr vëmendjen e mediave italiane për aftësitë që posedon.
Poll
