Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Ish-trajneri i Manchester United me fjalë të “mëdha” për Anis Mehmetin: Lojtar i jashtëzakonshëm, ka treguar uri

Shkruar nga NEWSPORT
Ish-trajneri i Manchester United me fjalë të “mëdha”
Anis Mehmeti

Kieran McKenna në detyrën e trajnerit të Ipswich në Champinship, ka folur për mediat pas fitores 2 – 1 ndaj Derby, e vlefshme për javën e 31-të. McKenna është ndalur te Anis Mehmetit, duke folur me fjalë të “mëdha” për 24-vjeçarin shqiptar.

“Unë mendoj se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Edhe si person, ai ka treguar shumë uri që të përmirësohet. Ai ka ardhur në një klub të ri që është në një lloj dimensioni tjetër në krahasim me aty ku ka qenë që kur ka nisur karrierën e tij dhe ka thithur menjëherë gjithçka.

Ai dëshiron të mësojë, dëshiron t’i ndihmojë të gjithë të tjerët dhe dëshiron të tregojë se mund t’ia dalë. Ai ka pasur një impakt shumë, shumë të mirë, duke u bërë pjesë e ekipit dhe luajtur siç di ai.

Ne na pëlqen të punojmë me të”, u shpreh Kieran McKenna. Ky i fundit ka drejtuar Manchester United U-18 në seoznin 2016-2018 dhe asisten te ekipi i parë në ciklin 2018-2021.      

Poll

Lexo gjithashtu