Edhe pse në moshën 32-vjeçare dhe pa ekip, mesfushori shqiptar Ergys Kaçe vazhdon të shkaktojë “zhurmë” në mediat greke. “gazzetta.gr” ka bërë një postim në rrjetet sociale kushtuar Kaçes.
Arsyeja ka të bëjë me golin fenomenal që lojtari kuqezi shënoi kundër Olympiacos në stadiumin “Karaiskakis”, periudhë kur Kaçe ishte pjesë e Panathinakios në Superligën greke, 1 – 1.
Takimi në fjalë përkon me datën 11 nëntor i vitit 2018. Ish-mesfushori i Shqipërisë ka dalë nga akademia e PAOK, për të kaluar te ekipi i parë i gjigantëve të Selanikut, ndërsa vijoi te Epanomis, Viktoria Plzen (Çeki), Panathinaikos, Larisa, Partizani (Shqipëri).
Nuk mund të lihen pa përmendur aventurat te Veria, Panevezya (Letoni) Volos, Eolikos, Kalamata, teksa Gjilani rezulton ekspreienca e fundit futbollistik për momentin, pasi nuk ka gjetur një ekip të ri.
