Asisti i Ernest Muçit
Ernest Muçi është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Trabzonspor po luan në transfertë përballë Samsunspor. Sfida e vlefshme për javën e 21-të të Superligës turke, është momentalisht 0-1.
Ishte pikërisht Ernest Muçi ai që asistoi në golin e të tijëve. Në minutën e 23-të të sfidës, ish sulmuesi i Tiranës futi në zonë një harkim perfekt me të majtën, ku më pas Onuachu dërgoi topin në rrjetë.
Ky është asisti i 5-të për sulmuesin e Kombëtares shqiptare. Vlen të përmendet se Muçi ka gjetur edhe 11 herë të tjera rrugën e rrjetës, duke qenë pikë kyçe për ekipin nga Trabzoni.
Poll
