Federata e Futbollit ka nisur me sukses fazën e parë të trajnimeve për përgjegjësit e punonjësve të sigurisë steward, të cilët kanë role kyçe në mbarëvajtjen dhe sigurimin e ndeshjeve në stadiumet shqiptare.
Ky trajnim ka si qëllim rritjen e performancës së shërbimeve të sigurisë në stadiume, duke u mbështetur në tre objektivat strategjike të UEFA-s: shëndeti, siguria dhe shërbimi ndaj spektatorëve.
Pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri nga praktikat më të mira europiane dhe kanë analizuar sfidat e konstatuara gjatë takimeve ndërkombëtare dhe ndeshjeve të kampionateve shqiptare.
Faza e dytë e programit do të përfshijë ushtrime praktike në stadiume, duke vendosur standarde të larta sigurie dhe organizimi për tifozët.
Ky program tregon angazhimin e FSHF-së për organizimin e ngjarjeve sportive në nivel europian, duke garantuar siguri maksimale dhe përvojë të këndshme për spektatorët.
