Arlind Ajeti ishte protagonisti kryesorë i Bodrumspor në sfidën që fitoi 5-0 ndaj Adana Demirspor. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ia doli të shënonte dopietë.
Golin e parë e shënoi në minutën e 11-të, kur pas një “lëshmi” në zonë ia doli të çonte topin drejt rrjetës. Ndërkohë në minutën e 46-të të përballjes shënoi edhe golin e dytë. Pas një krosimi në zonë nga goditja e këndit, mbrojtësi kërceu mbi të gjithë dhe goditi sferën me kokë, me topin që përfundoi në fundin e rrjetës.
Padiskutim që këtë përballje do ta mbajë mend gjatë, pasi për të është dopieta e parë në karrierë. Pas këtyre golave ka reaguar në rrjetet sociale ku shprehet i lumtur.
“Sytë nga çmimi, i lumtur për golat e mi”, ka shkruar lideri kuqezi në rrjetet sociale, teksa ka ndarë edhe disa foto gjatë golave dhe festës së bërë me shokët e skuadrës. Vlen të theksohet se në këtë takim la gjurmë edhe Taulant Seferi. Ky i fundit shënoi një gol dhe asistoi në një tjetër rast.
View this post on Instagram
