Foto ilustruese/ Etrit Berisha, ilaçe
Etrit Berisha po mendon seriozisht largimin nga suedezët e Hacken. Pavarësisht se 36-vjeçari është protagonist absolut në ekip, së fundmi ai ka rrëfyer probleme që s’i ka përmendur kurrë më parë. Berisha ka treguar se gjatë sezonit të kaluar ka konsumuar ilaçe çdo ditë.
“Kur stërvitemi në bar natyral është më mirë, por në bar artificial përkeqësohet menjëherë. Unë kam marrë tableta çdo ditë në sezonin kaluar, kur kishte shumë ndeshje ku unë nuk dëgjova trupin tim.
Kontrolle? Nuk kam vendosur ende se çfarë do të bëj. Do të flas me doktorin dhe shpresoj që më pas të marr një vendim. Largim nga Hacken nëse më thotë mjeku? Po, mund të ndodhë”, tha ish portieri i Kombëtares shqiptare.
Poll
