Nazmi Gripshi ka qenë sërish në rolin e liderit në Kazakistan. Kësaj radhe shqiptari nuk ka shënuar ose ofruar ndonjë asist, por ka qenë determinant me paraqitjen e tij.
Gripshi u hodh në fushë ndaj Vitoria Guimaraes në ndeshjen e Conference League. Kazakët nuk arritën më shumë se një barazim 1-1 ndaj ekipit të fortë portugez. Edhe pse Astana kalojë e para në avantazh që në pjesën e parë, ekipi i Gripshit nuk mbajti dot 3 pikët kundër skuadrës nga Primeira Liga.
Nazmiu mori notën relativisht të mirë prej 6.8. Lojtari shqiptar me numrin 77 luajti si mesfushor me tipare sulmuese, edhe pse nuk i mbylli dot të 90-të minutat.
Poll