Marash Kumbulla, Ardian Ismajli dhe Berat Gjimshiti
Ardian Ismajli duket se është “mallkuar” këtë sezon futbollistik. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nuk po ia arrin që të gjejë formën optimale, për shkak të problemeve të shumta fizike.
Edhe së fundmi në Serie A, lojtari i Torinos e ndoqi nga stoli sfidën përballë Comos. Shkak për këtë u bënë problemet muskulore, të cilat i kishte shfaqur edhe gjatë grumbullimit me Shqipërinë.
Për mbrojtësin 29-vjeçar kjo është hera e 3-të që nuk ia del të jetë i gatshëm për këtë sezon. Madje, ai rrezikon ndeshjen e radhës në kampionat, atë përballë Lecces së Ylber Ramadanit e Medon Berishës.
Poll



