
Ylber Ramadani - Medon Berisha
Ritmi i mesfushorit të Kombëtares Medon Berisha me Lecce në Serie A këtë sezon është në ngjitje. Takimi kundër Bologna, i përfunduar 2 – 2, demostroi qartë impaktin e 21-vjeçarit në ekip, duke u përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës së 5-të me notën 7.8.
Nëse vazhdon të mbajë të njëjtin nivel, Berisha do të jetë opsion ideal te Shqipëria në duelin me Serbinë në datën 11 tetor.
Nga krahu tjetër, Kristjan Asllani po përjeton luhatje të formës te Torino, i vlerësuar 6.4 karshi Parmës. Do i takojë vendimi trajnerit Sylvinho, nëse do i besojë përvojës së Asllanit apo formës mbreslënëse të Medon Berishës.

Serie A/ Formacioni më i mirë, java e 5-të
Poll