
Taulant Seferi padiksutim sot është heroi i Bodrumspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare në sfidën që Bodrumspor po zhvillon me Manisa në kampionat pol ë gjurmë.
Seferi ka arritur të asistojë në minutën e 47-të të takimit, ku Dumali gjeti rrugën e rrjetës për të çuar rezultatin në 2-0. Një asist perfekt nga shqiptari, i cili në këtë mënyrë “gatoi” golin e të tijve.
Por nuk u ndal me kaq, pasi sulmuesi arriti që sërish në minutën e 51-të të takimit të dhuronte një tjetër asist fantastik për të trefishuar shifrat. Fillimisht momenti i golit nga Brazao do të rishikohej me VAR, por goli ishte i rregullt dhe në këtë mënyrë Seferi merr pjesën në golat e shënuar nga ekipi i tij.
Një paraqitje mjaft pozitive nga shqiptari, i cili vjen vetëm pak ditë para duelit që Shqipëria do të luajë me Serbinë në transfertë.