
Real Madrid mori një “goditje” të fortë ndaj Atletico Madrid, duke u mposhtur me shifrat e thella 1 – 5. Gazetari dhe analisti Gëzim Sinemati ka analizuar këtë “shuplakë” për “Galaktikët” në derbi:
“Kundërshtari më i madh që ka Reali është Barcelona, ka marrë 4-5 nga ata. Megjithatë nuk ndihen aq shumë, golat e Barcelonës janë si makinë elektrike, vijnë pa zhurmë. Kurse në humbjen 2 – 5 ndaj Atletico-s të prishet bota.
Kjo është histori shumë e madhe që Atletico t’i bëjë Realit 5 gola. Xabi Alonso e ka ndarë ekipin. Ai thotë vetëm Mbappe. Atletico ka ekuilibër, sepse e mban Simeone gjatë gjithë kohës. Duhet një dorë e fortë në ekip. Xabi do të bëjë Realin e tij. Ky Real gjatë eksperimentit merr 5 gola”.