
Dita e sotme është shumë e veçantë për një nga futbollistët e Kombëtares. Saktësisht për Ardian Ismajlin.
Mbrojtësi feston ditëlindjen dhe për të është në ditë speciale. Ismajli ka mbushur sot 29 vjeç dhe urimet për të janë të shumta.
Një prje tyre vjen edhe nga FSHF. Federata i uron gëzuar ditëlindjen dhe të bëhet edhe 100-vjeç.
Aktualisht mbrojtësi është i dëmtuar, pasi mbrëmjen e djeshme la fushën e lojës në minutën e 77-të të takimit që Torino zhvilloi kundër Parmës.
Sigurisht që diçka e tillë ka “alarmuar” stafin e Kombëtares me në krye Sylvinhon, pasi siç dihet jemi vetëm pak ditë para takimit me Serbionë.
Duel që do të luhet më 11 tetor në Leskovac në Serbi. Takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Lojtari pritet t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar më pas edhe shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.
