
Mario Mitaj aktualisht është pa një trajner. Kjo pasi Al Ittihad ditën e djeshme shkarkoi nga detyra Laurent Blanc. Humbja ndaj Al Nassr e Cristiano Ronaldos rezultoi “fatale” për timonierin francez.
Pavarësisht se Al Ittihad në 4 javë kampionat ka marrë 3 fitore dhe vetëm 1 humbjes, sërish drejtuesit shkarkuan trajnerin, duke treguar kështu se në këtë sezon dëshirojnë sërish të jenë “lider” në kampionatin arab.
Por pas shkarkimit të trajnerit, Mitaj është në “qiellin e shtatë”. Kjo pasi Blanc nuk e preferonte mbrojtësin shqiptar, duke e lënë jashtë listës së të grumbulluarve për disa ndeshje.
Me siguri me ardhjen e një timonieri të ri gjërat ndryshojnë dhe talenti i Kombëtares do të “kryqëzojë gishtat” që të rimarrë sërish vendin e tij në formacion dhe për të qenë protagonist sërish me paraqitjet e tij në fushën e lojës.
Aktitivizi i tij i rregullt do të gëzonte edhe Sylvinhon, pasi siç dihet në Kombëtare, Mitaj është një nga të pazëvendësuesmit. Siç dihet Shqipëria do të luajë me Serbinë në Leskovac më 11 tetor në orën 20:45, takim i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.