Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

VIDEO/ Juljan Shehu i PAFAT para Serbisë, VAR-i i prish festën

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Juljan Shehu i PAFAT para Serbisë, VAR-i i prish festën
Widzew Lodz

Juljan Shehu vazhdon të shkëlqejë në Poloni te skuadra e Widzew Lodz. Mesfushori i Kombëtares po luan si titullarë në sfidën me Rakow, ku arriti të lërë menjëherë gjurmë. Duel i vlefshëm për javën e 10-të të kampionatit polak. 

Që në minutën e 12 të takimit, Shehu asistoi për shokun e skuadrës, Akere, me këtë të fundit që dërgoi topin në rrjetë. Një asist perfekt nga shqiptari, por fatkeqësisht goli i shënuar nga shoku i tij i skuadrës ishte i pavlefshëm.

Me ndërhyrjen e VAR-it, ky gol u anulua për pozicion jashtë loje. Një anulim që i heq të drejtën e “festës” edhe Shehut.

27-vjeçari po kalon një moment të mirë në karrierë, ku në 10 ndeshje ka arritur të shënojë 4 gola dhe të dhurojë edhe 3 asiste. Ndërkohë do të jetë një element kyç edhe për Sylvinhon para duelit që Shqipëria do të luajë ndaj Serbisë më 11 tetor në Leskovac.

Poll

Lexo gjithashtu