Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

“Edhe me 10 lojtarë pamë që mund të bëjmë mirë”, Adrien Rabio: Nuk e di se si Luka vrapon aq shumë në moshën 40-vjeçare

Shkruar nga NEWSPORT
“Edhe me 10 lojtarë pamë që mund të bëjmë
Adrien Rabio - Luka Modric

Milan mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Napolit. Kuqezinjtë triumfuan në shtëpi me shifrat 2-1 në një sfidë e cila ishte thjeshtë spektakolare. Ekipi i Allegrit triumfoi edhe pse ishte  e 10 futbollistë, teksa me karton të kuq doli Estupinan në minutën e 57-të.

Pas këtij triumfi ka folur për mediat Adrien Rabio. Francezi u shfaq shumë i lumtur për suksesin e ekipit të tij, ndërsa ka elozhe për Luka Modric. Sipas Rabio të vrapojë kaq shumë në moshën 40-vjeçare për të është e habitshme, ndërsa të luajë me kroatin është e lehtë.

“Në këto ndeshje, kur je 10 kundër 11, duhet të japësh më shumë, ky është mentaliteti që duhet të kemi. Të luash me Lukën është e lehtë, ai di si ta menaxhojë lojën, madje edhe duke vrapuar kështu për 90 minuta në moshën 40 vjeçare. Nuk e di si ia del. Atij i pëlqen të luajë futboll, e shijon fushën. I pëlqen të mbrohet, të sulmojë… Jo vetëm ai, ne kemi shumë cilësi, madje edhe lojtarët e rinj. Edhe ne argëtohemi duke u mbrojtur, të gjithë luajtën mirë sonte, nuk ishte e lehtë. Por edhe me 10 lojtarë, pamë se mund të bëjmë shumë mirë”, ka përfunduar Rabio.

Poll

Lexo gjithashtu