
Adrion Pajaziti po bën mjaft mirë këtë sezon në elitën e futbollit kroat me Hajduk Split. Pavarësisht se në ndeshjen përballë Lokomotvës së Zagrebit, nuk shënoi apo asistoi, me lojën e tij cilësore ndihmoi shumë ekipin të fitonte 2-0.
Pikërisht për javën e 8-të të kampionatit kroat, 22-vjeçari është përzgjedhur në formacionin më të mirë të javës. Ai ndodhet në mesfushë krah ish-it të Milanit, Bennacer.
Ndërkohë që në këtë formacion është edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha. Ai shënoi dhe asistoi në ndeshjen që Dinamo e Zagrebit fitoi përballë Slaven Belupo me shifrat 4-1.
Një lajm i mirë ky edhe për Sylvinhon. Braziliani do të ketë në dispozicion lojtarë me minuta në këmbë dhe paraqitje dinjitoze, përballë Serbisë në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.
View this post on Instagram