
Sylvinho në këtë periudhë është gjithë “sy e veshë” nga futbollistët e Kombëtares. Braziliani po studion secilin prej tyre nga paraqitjet e bëra, ndërsa për të përveç lajmeve të mira nga disa prej futbollistëve, ka edhe lajme të këqija.
Së fundmi dëmtimi i Arbër Hoxhës “trondit” Sylvinhon dhe stafin e tij. Sulmuesi i krahut ishte protagonisti kryesorë i Dinamo Zagreb në sfidën ndaj Slaven Belupo, duel që përfundoi 4-1.
Shqiptari shënoi dhe asistoi për të tijt të pjesën e parë, por mbeti në dhomat e zhveshjes. Kjo pasi mësohet se futbollisti ka ndjerë dhimbje në aduktorin e tij dhe në ditët në vazhdim pritet t’iu nënshtrohet edhe vizitave mjekësore për të mësuar shkallën e dëmtimit.
Kjo i shkakton “dhimbje koke” brazilianit, i cili shpreson që futbollisti të mos ketë dëmtim serioz dhe të jetë gati për duelin me Serbinë që do të luhet më 11 tetor në transfertë.