
Sulmuesi i Kombëtares Arbër Hoxha është duke përjetuar formë fantastike te Dinamo Zagreb. Në takimin e fundit me kryeqytetasit kroat, në javën e 8-të të kampionatit, 26-vjeçari realizoi gol dhe dhuroi asist në pjesë e parë karshi Slaven Belupo, e përfunduar 4 – 1 për Dinamon.
Por në këtë segment kohor, ai pësoi dëmtim dhe u zëvendësua sapo filloi pjesa e dytë. Fillimisht u rrit pasiguria për një problem serioz, por gjërat janë qartësuar pas analizave më të detajuara. Mësohet nga mediat kroate se bëhet fjalë për një problem muskular të lehtë dhe do rikthehet në “aksion” me ekipin pas dy ditësh pushim.
Trajneri i Shqipërisë Sylvinho tashmë do jetë më i qetë në këtë drejtim, teka mund t’a llogarisë Hoxhën për takimin e rëndësishëm ndaj Serbisë, e planifikuar në datën 11 tetor, stadiumi i Leskovac, e vlesfshme për kualifikueset e “Botërorit 2026”, Grupi K.