Arbër Hoxha me shumë mundësi do të largohet nga Dinamo e Zagrebit që në merkaton e janarit. Interesimi për shërbimet e tij nga Anglia janë të shumta, me në krye Hull City.
Tashmë, është zbuluar edhe arsyeja e “dashurisë” së madhe që klubi i Championship anglez ka për shqiptarin. Gjithçka është shumë thjeshtë, trajneri Sergej Jakirovic.
48-vjeçari boshnjak, më herët ka drejtuar Dinamon e Zagrebit, madje ishte pikërisht ai që insistoi për të transferuar Hoxhën në kryeqytetin kroat. Duket se ai ende beson në aftësitë e sulmuesit të Kombëtares shqiptare, duke e kërkuar me ngulm edhe te Hull City.
Megjithatë, ende s’ka asnjë ofertë zyrtare. Por, vlen të përmendet se klubi i Hull City-t mbetet në “pole position” për të transferuar shqiptarin.
Përsa i përket 27-vjeçarit shqiptar, Hoxha ka kontratë me Dinamon e Zagrebit deri në verën e vtit 2029. Pra, Hull City duhet të “shkundë xhepat” për të transferuar shqiptarin.

