I ftuar në emisionin “MegaSport”, trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori ka cekur disa tema të Kombëtares. Teksa po fliste për Mario Mitaj, Plori ka ka entuziazmuar tifozët për një tjetër lojtarë me cilësi të tilla.
Sipas trajnerit, edhe futbollisti i Shqipërisë U21, Elton Fikaj është me të njëjtat tipare në aspekti futbollistik. Kujtojmë se 20 vjeçari luan si mbrojtës i majtë dhe aktivizohet momentalisht me Panathinaikos në Greqi.
“Nuk është as i pari dhe as i fundit që vjen nga Shkodra me të tilla lëvizje Mario Mitaj. Hysen Zmijani ishte njësoj, vetëm se ka qenë me këmbën e djathtë. Ka kundër kohën, ka driblimin, ka pasimin e thjesht, është luks ta mbash si mbrojtës.
Domethënë ta shoh dikush sesi luan me atë teknikë të admirueshme dhe të thuash që është mbrojtës i majtë, është luks. Por ngjason shumë edhe me Fikajn, janë të ngjashëm, Fikaj po rritet te Panathianikosi”, u shpreh Plori.
