Arbër Hoxha tashmë ka një rival të ri te Dinamo e Zagrebit. Sulmuesi i Kombëtares duhet të bëjë akoma më shumë pasi do të konkurrojë një lojtar si Marko Pjaca në ekipin kroat.
Megjithatë, Hoxha ka shanse që edhe të largohet nga Dinamo, diçka që mendohet nga veprimi i fundit. Sulmuesi kuqezi i ka dhënë Pjacës fanellën me numrin 20, të cilin e kishte vetë Hoxha. Pjaca do të mbajë veshur këtë fanellë të ‘rrëmbyer’ nga Hoxha, teksa për shqiptarin ende nuk dihet se çfarë numri do të ketë mbi fanellën e tij.
Gjithashtu, është vetë Marko Pjaca që e ka falenderuar Hoxhën për veprimin, duke i lejuar që të marrë fanellën që dëshironte.
“Së pari dua të falenderoj Hoxhën që më dha fanellën me numrin 20. Ky është numri që kam veshur 8 vite më parë, numri që jam i lidhur me të. Sa herë që mundesha, e vishj më tepër. Falenderime për Arbërin”, ishin fjalët e sulmuesit kroat.