Tashmë është zyrtare, Marko Pjaca është lojtari më i ri i Dinamos së Zagrebit. 29 vjeçari rikthehet te klubi ku nisi karrierën pas plot 15 viteve.
Pas eksperiencave të gjata jashtë vendit, te Juventusi, Schalke, Fiorentina, Anderlecht, Genoa, Torino, Empoli apo Rijeka, Pjaca ka vendosur që të vazhdojë karrierën e tij te Dinamo e Zagrebit.
Tek këta të fundit kujtojmë që Pjaca do të gjejë sulmuesin e Kombëtares, Arbër Hoxhën. Për Hoxhën shtohet një rival, pasi si shqiptari ashtu dhe Pjaca luajnë në krahun e majtë të sulmit.
Poll