Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Aventura me Sporting Lisbona dhe firma te Lazio, flet talenti korçar: Kalova provën në Itali, pasaporta shqiptar më ka penguar

Shkruar nga NEWSPORT
Aventura me Sporting Lisbona dhe firma te Lazio, flet talenti korçar:

Dean Liço është një nga lojtarët e talentuar shqiptar që është pjesë e Lazios këtë sezon. Në të kaluarën, mesfushori ishte pjesë e Sporting Lisbona, ndërsa më pas fitoi një kontratë me skuadrën laciale. Në një lidhje me “Fan Zone’, Liço foli për aventurën te Lazio dhe shumë shpejt pret që të bashkohet me ekipin e parë.

“Është një moment më i mirë për të gjithë pasi kjo periudhë ka qenë shumë e vështirë. Të gjithë lojtarët janë të gëzuar për ribashkimin në stërvitje. Për momentin jam në “Tropikal” dhe po stërvitem këtu. Unë pas Sporting Lisbonës ka pasur një ftesë nga Lazio dhe drejtori Igli Tare dhe arrita ta fitoja këtë provë.

Mami e ndjek shumë futbollin, por do të themi babai pasi është profesionist dhe ka kohë që merret me futboll. Problemi me pasaporta më ka bërë që mos të luaj shumë këtë sezon.

Shpresoj që këtë vit të rinovoj kontratën me Lazion dhe të luaj sa më shpejt. Ju premtoj që do të bëj një kampionat të mirë. Më pëlqejnë disa lojtarë si Messi që është më i miri në botë, më thonë të gjithë që ngjaj me Castilleo. Shpresoj që një ditë të luaj me ekipin e parë të Lazios.

Jam në pritje dhe jam duke folur me klubin për rinovim e shpresoj për një lajm pozitiv sa më shpejt. Kam folur vetëm njëherë me Strakoshën kur ishim në dhomat e zhveshjes”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga