
Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar është përfshirë në muajt e fundit nga një "luftë" mes anëtarëve dhe Presidentit. Viron Bezhani, që mban postin e presidentit të KOKSH dhe Stavri Bello që është sekretar i përgjithshëm, vijojnë "replikat" në distancë. Çështja ka shkuar deri aty, sa Komiteti Europian Olimpik ka dhënë mendimin e vet për t'i dhënë fund një herë e mirë kësaj çështje, me KOKSH që punon në kokë të vet.
Asambleja e Përgjithshme ka shkarkuar presidentin jashtë çdo tagri ligjor, ndërsa Bezhani ka mbetur pa vulë dhe vendimarrje si shkak i sekretarit Bello. E gjitha ka nisur për dyshime korupsioni, me Bezhanin që ka bërë kallëzim në instancat përkatëse.
Viron Bezhani ka reaguar sërish për këtë çështje që mban peng KOKSH prej muajsh, duke zbuluar edhe disa kontrata sponsorizimesh që ka nënshkruar Bello edhe pse sipas presidentit nuk ia lejon pozicioni. Lojrat Olimpike Verore Tokyo 2020 "ndezin" debatin, me Bezhanin që ngre disa shqetësime." Çudia e parë është se çfarë dokumentash justifikuese ka paraqitur Bello? Përse Raiffesien ka paguar një sponsorizim për Verën e 2020 në dimrin e 2019? Pse Bello e ka mbajtur të fshehtë këtë marrëveshje dhe nuk ka asnjeri dijeni as vetë përfaqsuesi ligjor i KOKSH Presidenti? Ku kanë shkuar këto para? Përsa kohë janë dhënë për Lojrat Olimpike Verore Tokyo 2020 a mos kanë ndodhur këto lojra olimpike? Tashmë që pagesa nga Raiffeisen Bank është kryer çfarë akreditimi të një bankieri do të bëjë Bello? Çfarë biletash do të sigurojë Bello për ndonjë bankier? Dhe çështë më e rëndësishmja: cilin sportist apo anëtar të delgeacionit sportiv do të përjashtojë Bello për ti lënë vendin një bankieri?", pyet Viron Bezhani mes të tjerash.
Komenti i plotë i Viron Bezhanit:
Ndër shumë skandale dhe abuzime nga ana e Z.Stavro Bellos të
cilat skanë të sosur, së fundmi ka dalë edhe një "perlë" që vetëm Stavro mund
ta bëjë.
Gjatë vitit 2019 Bello dhe disa anëtarë të Komitetit Ekzekutiv janë ankuar për
sponsorizime dhe gjithmonë kanë qenë në kërkime por ... asnjë rezultat. Në fakt
e vërteta, që tashmë ka dalë, është se vetë dora e Bellos ka nënshkruar një
kontratë më datë 07.02.2019 nr.31.prot të KOKSH sponsorizimi me Raiffeisen
Bank. Vetë Bello ka negociuar kontratën, ka përcaktuar termat dhe po vetë e ka
firmosur. Theksojmë se për këtë kontratë, për këto terma dhe të gjithë këtë
sponsorizim Z. Bello është kujdesur që të mos njoftojë asnjeri. Asjnë anëtar
nuk ka qenë në dijeni për këtë sponsorizim dhe asnjë informacion nuk është
dhënë. Kujtoj që as në mbledhjen e parë për vitin 2019 të Komitetit Ekzekutiv
që është mbajtur më datë 04.02.2019 nuk është diskutuar apo miratuar ndonjë plan
buxhetor për këtë kontratë sponsorizimi e cila rezulton të jetë firmosur nga
z.Stavro Bello vetëm 3 ditë pas kësaj mbledhje në shkelje të plotë të statutit
të KOKSH neni 19 pika 4 gjithashtu Z.Bello nuk e ka raportuar këtë kontratë dhe
asnjë element tjetër të kësaj marrëdhënieje sponsorizimi as në vazhdimësi . Kur
asnjë anëtar ska patur dijeni Bello ka ecur mirë me sponsorizimet. Ndërkohë që
është shumë shumë e qartë që Bello ska patur fare, po fare të drejtë të
negociojë dhe nënshkruajë një kontratë të tillë. Statuti nuk e lejon Bellon të
firmosë këtë kontratë(neni 19 pika 4). Mirë që Statutit të KOKSH Bello ja ka
marrë dorën dhe e shkel sipas qejfit por të shikojmë se deri ku shkon guximi
dhe papërgjegjshmëria e këtij personi.
Kontrata e sponsorizimit (faksimile bashkangjitur) është lidhur në dt.
07.02.2019 dhe parashikon ndër të tjera se: Sponsorizuesi Raiffeisen Bank do të
sponsorizojë 3,125,000 (tre milion e njëqind e njëzetepesë mijë)lek për Lojrat
Olimpike Verore Tokyo 2020; kjo pagesë do të kryehet për shpenzime në Lojrat
Olimpike Verore Tokyo 2020; pagesa do të kryhet pas realizimit të shërbimit për
projektin që sponsorizohet dhe pas paraqitjes së dokumentacionit
përkatës/faturave që vërtetojnë kryerjen e shpenzimeve; akreditim i një
përfaqësuesi të sponsorit në Lojrat Olimpike dhe bileta për pjesëmarrje për
sponsorin në ceremoninë e hapjes ose mbylljes të Lojrave Olimpike Tokyo 2020;
Sponsori do të ketë reklamë dhe do të konsiderohet sponsor gjeneral.
Pra, qartësisht Raiffeisen Bank do të paguajë për një aktivitet në verën e 2020
dhe pasi shpenzimi të jetë kryer dhe si shpërblim do të marrë reklamë me bollëk
dhe akreditim në lojra olimpike të një bankieri dhe bileta për një bankier të
marra në emër të KOKSH. Goxha marrëveshje sponsorizimi, duke pasur parasysh që
në këtë rast Sponsorizuesi përfiton mbrapsht jo pak.
Gjithsesi, çështja bëhet interesante në vijim. Kjo kontratë e firmosur në
Shkurt 2019 normalisht siç shkruan duhet të ekzekutohet në Verën e 2020, por në
realitet në datë 19 Nëntor 2019 në llogarinë e KOKSH kanë kaluar nga Raiffeisen
Bank 2,602,435.72 lek me përshkrimin pagesë sipas kontratës së Shkurt 2019 me
protokollet përkatëse. Çudia e parë është se çfarë dokumentash justifikuese ka
paraqitur Bello? Përse Raiffesien ka paguar një sponsorizim për Verën e 2020 në
dimrin e 2019? Pse Bello e ka mbajtur të fshehtë këtë marrëveshje dhe nuk ka
asnjeri dijeni as vetë përfaqsuesi ligjor i KOKSH Presidenti? Ku kanë shkuar
këto para? Përsa kohë janë dhënë për Lojrat Olimpike Verore Tokyo 2020 a mos
kanë ndodhur këto lojra olimpike? Tashmë që pagesa nga Raiffeisen Bank është
kryer çfarë akreditimi të një bankieri do të bëjë Bello? Çfarë biletash do të
sigurojë Bello për ndonjë bankier? Dhe çështë më e rëndësishmja: cilin sportist
apo anëtar të delgeacionit sportiv do të përjashtojë Bello për ti lënë vendin
një bankieri?Ku e gjen këtë të drejtë Z.Bello pasi për të akredituar një person
në lojrat Olimpike duhet patjetër vendim i Komitetit Ekzekutiv i cili përcakton
strukturën e ekipit pjesëmarrës ,apo si çdo gjë Z.Stavro Bello bën ashtu siç i
do ..... gjë që e ka shprehur vetë.
Shumë pyetje por vetëm një përgjigje nga ana e Bellos: heshtje ashtu si dhe për
të gjitha akuzat që i janë ngritur ndaj tij me shpresën se abuzimet dhe lojrat
në kurriz të sportit do të fshihen apo harrohen. Kjo gjë këtë herë duket se nuk
do të ndodhë.
Duket si histori e çuditshme, por siç thotë një shprehje e urtë edhe sa thellë
shkon vrima e lepurit?
Sikur të mos mjaftonte sa më sipër, për të demaskuar manipulimet e Bellos na ndihmon
vetë Bello(Sekretariati).
Konkretisht në datën 20.12.2019 ora 00.28 Sekretariati i KOKSH i ka dërguar një
email të gjithë anëtarëve të KOKSH ku shpreh ankesat ndaj Presidentit dhe ndër
të tjera shprehet (citoj): "KOKSH ka një marrëveshje sponsorizimi me Raiffeisen
Bank për Tokyo 2020 në shumën prej 50000 EUR për dy vjet dhe aktualisht 25000
EUR janë të bllokuara për këtë qëllim (likujdimin e trajnimeve te sportisteve),
ndërkohë që 25000 EUR të tjera të premtuara per vitin 2020 mund të konsiderohen
të humbura me mënyrën që z. Bezhani vepron duke kërcënuar dhe vënë në pozicion
të vështirë një partner të tillë sponsorizues."
Qartësisht rezulton se së pari vetë Bello (pa asnjë kompetencë) ka firmosur
kontratë për vlerën 3,125,000 Lek dhe ndërkohë Antarësia e KOKSH informohet për
një sponsorizim të ardhshëm 50.000 Euro të cilat janë në rrezik të humbasin!?,
por në fakt 2,602,435.72 Lek janë marrë që në datën 11 Nëntor 2019. Pse
Sekretariati(Bello) kërkon të gënjejë Antarët e KOKSH ? Pse Sekretariati(Bello)
raporton vlera sponsorizimi që nuk përputhen me kontratat dhe madje ju ndryshon
edhe destinacionin? Pse Sekretariati(Bello) manipulon të dhëna? Cili është
qëllimi? Çfarë po kërkojnë të fshehin Bello dhe Sekretariati? Në email të
Bellos(Sekretariati) theksohet që këto sponsorizime do të jenë për sportistët
ndërkohë që në kontratë është ndryshe. Pse fshihet qëllimi i sponsorizimit?
Nga emailet e fundit të Raiffeisen Bank konfirmohet se në dt 15.01.2020
llogaritë e KOKSH pranë Raiffeisen Bank do të mbyllen. Pra tashmë, sipas këtij
njoftimi, KOKSH nuk ka më llogari pranë Raiffeisen Bank. çudi në këtë rast duke
pasur parasysh që edhe sponsorizimi për në Verë 2020 do të paguhet në llogarinë
e KOKSH pranë Raiffeisen Bank.
Qartësisht nga ky "sponsorizim" nuk ka përfituar asnjë sportist, nuk ka pasur
asnjë qëllim sportiv dhe tashmë mbetet për tu zbuluar edhe sa thellë shkon
vrima e lepurit.