Është e vështirë për të kuptuar se çfarë po ndodh me sulmuesin e Shqipërisë Armando Broja te ekipi i Burnley. Para disa javësh, trajneri Scott Parker bëri të ditur se 25-vjeçari ka nevojë për pak kohë në riaftësimin e plotë, por asnjë zhvillim konkret se në çfarë faze rikuperimi ndodhet shtatlarti kuqezi.
Në ndeshjen e sotme kundër Everton, e vlefshme për javën e 29-të të Premier League, Broja sërish nuk është as në stolin e rezervave.
Ka kaluar 1 muaj që lojtari në fjalë nuk ka shkelur në fushë gjatë ndeshjeve zyrtare, tregues se e ka humbur ritmin dhe do i nevojitet kohë për të qenë gati plotësisht. Ndeshja Poloni – Shqipëri po afron (26 mars) dhe në kushte të tilla është në rrezik ftesa e Sylvinhos për Armando Brojën.
