Bjondja sexy është rikthyer sërish të moderojë futbollin për ta bërë atë të duket akoma dhe më i bukur. Viola Spiro pasi mbylli aventurën në “Digitalb”, këtë sezon veror i është bashkuar projektit “Euro Skaner” në Ora News përkrah Gerti Çarçanit. Në një intervistë ekskluzive për newsport.al, ajo rrëfen emocionet kuqezi, aventurën e re, të ardhmen dhe shumë të tjera për tu mësuar.
Sërish me futbollin edhe pse në një ekran tjetër. Kush të bindi për këtë projekt të ri?
Kam qenë pjesë e sportit gjithmonë, babai ka qenë ish atlet dhe trajner, mamaja po ashtu mes volejbollit dhe notit, ndërsa unë me basketbollin dhe tenisin. Futbolli ndiqet shumë dhe për të flitet më shumë, ndaj atë kam ndjekur me vite dhe duke e interpetuar. Nuk ështe e nevojshme të më bindin për një gjë që e bëj me deshirë.
Do të qëndrosh pas Europianit në “Ora Skaner”?
Jo, “Ora Skaner” është shumë mirë me Gertin.
Përkrah Gjergji Stefës apo Gerti Carçanit, ku ndihesh më komode?
Ne fakt kam qenë perkrah Alban Xhihanit në Botëror dhe tani me Gertin në Europian, ndryshe me Gjergjin kam ndarë një emision për një sezon të gjatë. Nuk bej dalime, ndryshojnë të gjithë nga njëri-tjetri.
Futbolli shqiptar apo ai i huaj, cili të bën të ndihesh më mirë?
Nuk e mohoj që kam ndjekur më shumë të huajt më parë, sidomos La Ligan dhe Seria A. Por më rritjen e nivelit të lojës së kampionatit shqiptar dhe sigurisht me skuadrën kampione Skenderbeun, mund të them që kam qenë një ndjekëse e regullt e të gjithë kampionateve, si prej punës por dhe qejfit.
Me cilën skuadër bën tifo Viola?
I kam të ndara skuadrat sipas kompeticioneve. Me Realin e Madridit dhe jo vetem prej Ronaldos. E kam ndjekur dhe live e do doja shume sërish. Skënderbeun në kampionatin shqiptar ndërsa në Europian dhe Botëror me Gjermaninë. Më pëlqen disiplina dhe loja gjermane pavarsisht ndryshimeve që ka pësuar apo luhatjeve që ka patur.
Si i përjetove ndeshjet e Kombëtares?
E kam dëgjuar nga të gjithë të njëjtën fjalë, me një emocion të papërshkrueshëm më parë. As unë nuk bëj dallim. Më rrënqethej mishi që kur fillonte himni dhe gjatë gjithë kohës isha shumë e emocionuar. Jam shumë krenare dhe e kënaqur me performancën e kombëtares. Se prisja një herë të parë kaq të mirë. Fati thjesht nuk ishte me ne.
Do kishe preferuar ti kishe ndjekur nga afër ndeshjet e kombëtares në Francë?
Po, u bëra pak pishman për punën që më mbajti të lidhur edhe pse kombëtarja e pati të shkurtër aventurën. Megjithatë kishte një anë të mira zgjedhja që bëra. Unë jam ende duke percjellë emocionet e tjera të këtij evenimenti fantastik.
Cili është lojtari i preferuar këtë Europian?
Do duket keq , se është pjesë e Francës që na mundi por prap e them Griezman . Uroj të fitojë dhe “Këpucën e artë”.
Pse gjithmonë me futbollin?
Nuk është e thënë vetëm për futbollin, por për këtë flitet më shumë dhe vëmendja është më e lartë. Por në emisionin që kam patur më parë, përfshija të gjitha sportet kudo në botë. Ngjarje të rëndësishme si përballje boksi , NBA , tenis, Formula 1 etj.
Kush e fiton europianin e moderatoreve sexy në ekranet shqiptare?
Po ja u lë juve përgjigjen…