Janë luajtur sot ndeshjet e radhës të Kategorisë Superiore për moshat U-21. Partizani ka arritur të fitojë 3-0 kundër Egnatias, ndërsa Bylis ka triumfuar 2-1 kundër Korabit. Spektakolare ka qenë përballja mes Vllaznisë dhe Dinamos, ku kanë qenë shkodranët ata që kanë triumfuar 4-3. Kuqeblutë nuk kanë falur përballë publikut të tyre duke realizuar plot 4 herë në portën shkodrane.
Pas këtyre ndeshjeve, Bylis vijon të jetë në vendin e parë me 36 pikë, ndërsa Vllaznia e ndjek nga pas me 31 pikë. Ndërkohë Dinamo gjendet në vendin e tretë me 27 pikë. Partizani ndodhet në të tretin me 21 pikë, kursë Kukësi një pozicion më poshtë me 1 pikë më pak. Më poshtë njihuni me rezultatet e ditës së sotme dhe renditjen e Superiores për 21-vjeçarët.
[caption id="attachment_680460" align="alignnone" width="1024"] Rezultatet[/caption]
[caption id="attachment_680461" align="aligncenter" width="594"] Renditja e Superiores U-21[/caption]