Kategoria e Parë është spektakël, teksa një luftë e fortë po zhvillohet mes ekipeve për ngjitjen në Superiore dhe për “Play –Off”. Java e 20-të do të luhet në 3 ditë të ndryshme, teksa të gjtiha takimet do të luhen në orën 13:30.
Korabi – Vora është një nga sfidat interesante që do të luhet ditën e shtunë. Skuadra nga Peshkopia do të synojë rikthimin te fitorja, teksa përballë do të ketë ekipin e Klodian Arbërit që është forcë e 3-të në kampionat.
Bylis do të presë në shtëpi Apoloninë, me ballshiotët që vijnë si kryesues dhe ndaj fierakëve nuk duan hapa fals. Miqtë nga krahu tjetër kërkojnë 3 pikët për të “blinduar” vendin e tyre në “Play-Off”.
Elbasani pas barazimit me Flamurtarin do të udhëtojë në transfertë për të kërkuar fitoren ndaj Tomorit. Me vendasit që duan një rezultat pozitiv për t’iu larguar fundit të klasifikimit.
Flamurtari – Burreli është sfida e fundit e ditës së shtunë. Miqtë do të synojnë vazhdimësinë në Vlorë, ndërsa nga krahu tjetër kuqezinjtë nuk duan hapa fals në shtëpi për të’i vështirësuar objektivat e këtij sezoni.
Ditën e dielë do të luhet vetëm një ndeshje dhe do të jetë dueli mes Kastriotit dhe Lushnjes. Krutanët do të synojnë vetëm një rpezultat pozitiv për të lënë zonën e ftohtë, ndërsa lushnjarët tentojnë rikthimin te fitorja.
Ndeshja e fundit e kësaj jave do të luhet ditën e hënë, ku Luzi pret Besën. Një derbi që pritet të jetë i luftuar mes dy ekipeve që kanë të detyrueshme fitoren.
[caption id="attachment_722413" align="alignnone" width="373"] Kategoria e Pare, java e 20-te[/caption]