Fundjavë e madhe për Ferrarin në Çmimin e Madh të Hungarisë.
Sebastian Vettel triumfon në garën e zhvilluar mesditën e sotme, ndërsa pas pilotit gjerman u rendit shoku i tij i skuadrës Kimi Raikkonen.
I treti, pas dy makinave Ferrari u pozicionua Valtteri Bottas me Mercedes.
Spektakli në këtë garë të zhvilluar në Hungari nisi pas xhiros së 30-të, kur Vettel pati probleme me makinën e tij dhe u detyrua të ngadalësonte, ndërsa shoku i tij i skuadrës Raikkonen ishte gjatë gjithë kohës pas tij duke i 'ruajtur shpatullat' nga Hamilton.
Ky i fundit u rendit në vendin e katërt.
Me këtë fitore, Vettel shkëputet 14 pikë në kryesimin e përgjithshëm të pilotëve në Formula 1, i ndjekur nga Hamilton që gjendet në vendin e dytë.