Një gol dhe një asist ndaj Bayern Munich. Nuk është thjeshtë një ëndërr, por realiteti që ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Milot Rashica arriti mbrëmjen e djeshme.
Talenti i kombëtares së Kosovës ishte protagonist në humbjen 3-2 ndaj gjigantit gjerman, teksa realizoi dhe asistoi për barazimin momental 2-2. Një paraqitje që nuk vleu shumë për skuadrën e tij, Werder Bremen, por për atë ishte thjeshtë e magjishme.
22 vjeçari u përzgjodh në formacionin e javës, teksa u vlerësua edhe me notën më të lartë, 8.5. Një notë mjaft e lartë kjo, duke parë që në skuadrën e më të mirëve të gjysëmfinaleve të Kupës ke futbollist si Robert Lewandowski, Alcantare, Boateng apo Hummels.

Galeria fotografike ()
Poll