Ndeshja ndërmjet Çekisë dhe Kroacisë në grupin D është ndërprerë sot për shkak të përdorimit të mjeteve piroteknike. Në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 2-1 për Kroacinë, një pjesë e tifozëve kroatë papritmas filluan të gjuajnë me mjete piroteknikë në fushë. Pas sherrit të brendshëm që shpërtheu në mesin e mbështetësve kroatë arbitri ndaloi menjëherë ndeshjen. Tifoët normal sulmuan ultrasit që po protestonin, ku aty nisi dhe sherri, çka deshi kohë që gjërat të qartësoheshin. Organizuesit e shfaqjes me mjete piroteknike ishin tifozët ultras të Hajdukut të Splitit (Torcida).
Arsyeja pse tifozët protestuan është frustrimi ndaj Federatës së korruptuar Kroate të Futbollit (HNS) dhe njerëzve si Suker dhe Mamiç. Për vite me radhë ultrasit kroatë kanë jetuar nën represionin e madh të një klubi të famshëm si Dinamo Zagreb që është mbështetur tërësisht nga Mamiç dhe djemtë e tij.
Me një protestë si kjo, në sytë e miliona njerëzve që e panë në TV, ultrasit kroatë të janë të destinuar për të goditur udhëheqësit e futbollit, por është shumë e vështirë. Ultrasit shpresojnë se UEFA do t’i japë Federatës së Futbollit Kroat një gjobë të madhe, apo ndoshta edhe më keq…
- .
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.