Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ FSHF-ja "vishet" me ngjyrat bardheblu, ja për cilat skuadra bëjnë tifo, nga presidenti Duka, sekretari apo përgjegjësit e sektorëve (LISTA ME 26 EMRA)

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ FSHF-ja "vishet" me ngjyrat bardheblu, ja për cilat

Në Federatën Shqiptare të Futbollit punojnë një numër i madh personash të cilët drejtojnë dhe menaxhojnë futbollin në vend apo dhe përfaqësimet ndërkombëtare. Shumica janë të njohur, por ka dhe të tjerë që rrallë herë u përmendet emri. Thuajse të gjithë janë të përfshirë emocionalisht me futbollin në vend dhe thuajse të gjithë e kanë një skuadër të preferuar në Superiore.

Newsport.al ka kërkuar informacion të detajuar dhe ka mundur të mësojë skuadrat për të cilat bëjnë tifo personazhet kryesore në institucionin e futbollit. Ka edhe nga ata që nuk kanë preferuar të bëjnë publik ekipet që bëjnë tifozllëk.

Tirana kryeson listën e tifozëve ndërkohë që në vendin e dytë pozicionohet Partizani. Pa tifozë nuk mbetet as Teuta, e aq më pak Vllaznia që ka si tifoz presidentin e FSHF-së. Sigurisht tradita e Dinamos nuk mund të humbasë, teksa Ilir Bozhiqi dhe Fatos Kademi përfaqësojnë tifozët e "Nëndetëses Blu" në institucionin e futbollit në vend.

LISTA E ADMINISTRATËS SË FSHF DHE SKUADRAT PËR TË CILAT BËJNË TIFO:

1. President, Armand Duka - tifoz i Vllaznisë
2. Zv. president, Lufti Nuri - tifoz i Tiranës
3. Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku - tifoz i Partizanit
4. Drejtori i Administratës, Kejdi Tomorri - tifoz i Partizanit
5. Shef Sektori i Garave, Lysien Nurishimi - tifoz i Tiranës
6. Shef Sektori i PR, Andi Verçani - tifoz i Tiranës
7. Shef Sektori i Edukimit, Astrit Maçi - tifoz i Tiranës
8. Shef Sektori i Zyrave Rajonale dhe futbollit amator, Besnik Çela - tifoz i Partizanit
9. Shef Sektori i Ekipeve Kombëtare, Dritan Babamusta - tifoz i Teutës
10. Shef Sektori i Shërbimeve për komplekset, Pal Dajci - tifoz i Vllaznisë
11. Shef Sektori i Arbitrimit, Sokol Jareci - tifoz i Tiranës
12. Përgjegjës i Licencimeve, Eduart Gjini - tifoz i Tiranës
13. Zyra për shtyp, Erdis Çepele - tifoz i Tiranës
14. Specialist, Marius Sulejmani - tifoz i Tiranës
15. Specialist, Endi Hyka - tifoz i Tiranës
16. Përgjegjës muzeu, Tritan Kokona - tifoz i Partizanit
17. Specialist, Alban Tafaj - tifoz i Tiranës
18. Specialist, Edmond Gëzdari - tifoz i Tiranës
19. Specialist i ekipeve Kombëtare, Sulejman Mema - tifoz i Tiranës
20. Specialist për strategjinë e futbollit të femrave, Florian Riza - tifoz i Tiranës
21. Trajner i U-21, Alban Bushi - tifoz i Tiranës
22. Trajner i U-19, Nevil Dede - tifoz i Tiranës
23. Trajner i U-17, Elvin Beqiri - tifoz i Vllaznisë
24. Ndihmës-trajner, Ervin Bulku - tifoz i Tiranës
25. Trajner portierash, Ilir Bozhiqi - tifoz i Dinamos
26. Punëtor për bazën materiale, Fatos Kademi - tifoz i Dinamos

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga