Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ BALAJ, Sadiku dhe "galeria" e çmuar me 6 golat historikë të SHQIPËRISË

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ BALAJ, Sadiku dhe "galeria" e çmuar me 6 golat

Golat e Bekim Balajt ndaj Portugalisë  Sadikut ndaj Rumanisë do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Por, ai nuk është i vetmi.

Në "arkivën" e  Shqiponjave KUQEZI do të gjejmë "perla madhështore" që dikur linin gojëhapur dhe kundërshtarët tanë. Legjenda të tjerë kanë nderuar Shqipërinë në ndeshje historike me mënyrën e duhur: gola historikë. Newsport.al sjell njw speciale me 6 golat e konsideruar si mw tw lavdishmit tw kuqezinjve ndwr vite.

  1. Poloni-Shqipëri 2-2 (1984) (ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 1986)

Ish-mesfushori i Tiranës Bedri Omuri, shënoi një gol befasues ndaj Polonisë, e cila 2 vite më parë në Spanjë, u rendit si ekipi i tretë më i mirë i Botërorit. Pas një aksioni, Omuri pa daljen e portierit polak dhe e kaloi me parabël sipër. Kuqezinjtë ishin pranë një fitoreje historike, por në fund mjaftoi një barazim.

  1. Gjermani-Shqipëri 2-1 (1994) (ndeshje e vlefshme për kampionatin europian të 1996)

Edhe në Tiranë, skuadra e drejtuar nga trajneri i njohur Neptun Bajko, realizoi një gol që ka mbetur gjatë në memorien e tifozëve tanë, por dhe rivalëve gjermanë. Pasi kaluan në avantazh me dy gola, Altin Rrakli mendoi t'u jepte një "kartolinë" "Die Mannschaft". Ai përfitoi nga një top i gabuar i lënë nga mesfusha gjermane dhe realizoi fluturimthi një gol të çmendur që fundoi portierin Andreas Kopke. Goli ka vlerë pasi u shënua në fushën e njërës prej superfuqive të futbollit dhe nga klasi është tepër i rrallë.

  1. Gjermani-Shqipëri 4-3 (1997) (ndeshje e fundit e fazës eliminatore për Kupën e Botës 1998)

Njëra nga ndeshjet që Shqipëria mund të kishte bërë të paimagjinueshmen ndaj "panzerave". Igli Tare depërton me dinakëri në murin mbrojtës të Gjermanisë dhe mposht portierin legjendar Oliver Kahn me një parabël mjeshtërore. Ishte një nga ndeshjet "klasike" mes KUQEZINJVE dhe 4 herë kampionëve të botës.

  1. Norvegji-Shqipëri 0-1 (2013) (ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës 2014)

Etrit Berisha ka qenë në ditën e tij më të mirë 5 vite më parë. Por Hamdi Salihi hyri në "folklorin e pasur" të Kombëtares me eurogolin e shënuar në fushën e norvegjezëve. Në kohën kur ai nuk ishte më titullar i padiskutueshëm, Salihi u dëshmoi të gjithëve se eksperienca arrin të nxjerrë ekipin nga situata e vështirë. Një skemë e mirëpërgatitur u shpërblye me një goditje të rrufeshme nga Salihi. Por duhej në fund dhe heroizimi i Etrit Berishës që Shqipëria të kthehej në atdhe me një fitore të rrallë.

  1. Shqipëri-Belgjikë 2-0 (1984) (ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës 1986)

Për herë të parë u përfshinë dhe të rinjtë e Kombëtares që arritën ta çonin Shqipërinë mes 8 më të mirave të Europës në 1984. Ndaj belgëve, që kishin ndërtuar një brez të mrekullueshëm, Shqipëria u provoi krejtësisht të kundërtën. Legjenda Arben Minga shënoi pas një kundërsulmi perfekt golin vendimtar pas atij të Mirel Josës duke goditur befasishëm në hyrje të portës që mbrohej Pfuff, njëri prej portierëve më të mirë të kohës. Fitorja bëri që për herë të parë Shqipëria të besonte se do të arrinte në një kampionat botëror.

1.Shqipëri-Greqi 2-1 (2004) (ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2006)

Kjo ndeshje pati vlerë të madhe jo vetëm patriotike, por mbi të gjitha dhe krenarie sportive. Greqia vinte në Tiranë me statusin e kampiones së Europës. Por Edvin Murati dhe Adrian Aliaj fundosën helenët në "Qemal Stafa".

Mbrojtësi Aliaj ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi "alla Roberto Carlos" duke bërë që shqiptarët të festonin jo vetëm natën e 4 shtatorit 2004, por ta kujtojnë si momentin më historik të futbollit tonë. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga