Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ Adhuron XHAKËN dhe HYSAJN, luan në një kampionat me GREZDËN, njihuni me historinë e sulmuesit më të ri KUQEZI që mezi  pret të debutojë me SHQIPËRINË

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ Adhuron XHAKËN dhe HYSAJN, luan në një kampionat me

Anësori më i ri i Kombëtare Egli Kaja i është bashkuar sërish Shqipërisë, në një moment kur ekipit tonë i nevojitet një "arsenal" i konsiderueshëm për repartin sulmues. 21-vjeçari u thirr sërish nga tekniku Panuçi te Shqipëria për shkak se Rei Manaj është dëmtuar me ekipin e Albacetes.

Edhe për sfidat e tetorit ndaj Jordanisë dhe Izraelit, Kaja u ftua në Kombëtare, por nuk siguroi asnjë minutë në dy takimet. Sot djaloshi ndihet i lumtur dhe i  qetë që do të mund të përfaqësojë atdheun e tij, por gati një muaj më parë, futbollisti i ekipit skocez të Livingstone mendonte se karriera e tij me Shqipërinë kishte marrë fund një herë e mirë.

E përditshmja skoceze "Daily Record" zbulon një intervistë të futbollistit nga Prelezi i Jerlive, i cili rrëfen se nuk besonte më se do të vazhdonte aventurën me kuqezinjtë.

"Po gatuaja në kuzhinë dhe agjenti im më telefonoi. Më tha se trajneri i ekipit të parë Christian Panuçi më kishte parë dhe nuk më pëlqente mua si lojtar. Agjenti më tha se ai (Panuçi) nuk të vlerëson dhe unë për një moment u shtanga dhe nuk kisha asnjë motiv të përfundoja gatimin. Por, ai pak më vonë filloi të qeshte. Shtoi se trajneri i Shqipërisë do të thërriste sërish për dy ndeshjet e radhës dhe se dëshironte disa filmime të miat për të parë se si luaja.

Menaxheri tha tjetër se: ' Të jem i sinqertë, mezi e prisja telefonatën. Komunikova me tekin e Shqipëriësë U21 dhe më tha se nuk nuk mund luante në atë nivel më dhe më rekomandoi te trajneri i Kombëates A".

Unë, në të vërtetë, nuk pata shumë besim se do të më grumbullonin. Mendova se ndoshta kishte nevojë për shumë kohë për të më studiuar. Kisha dyshime. Por ai (Panuçi) foli me agjentin tim dhe tha se më kishte parë si luaja dhe se do të thirresha te Shqipëria.

Është e pabesueshme të jesh pjesë e skuadrës. Jam pak i mërzitur që nuk luajta ndeshjen e parë, por kishte shumë anë pozitive për t'u marrë parasysh.

Kishte lojtarë të jashtëzakonshëm në skuadër, që luajnë në kampionatet më të mëdha dhe më të mira. Ishte një botë tjetër për mua, por e doja shumë këtë gjë dhe isha i nderuar që bëja pjesë e atij grupi.

Ka lojtarë si Elseid Hysaj, që luan me Napolin dhe Taulant Xhaka, vëllai i Granitit, që është te Baseli dhe ka shumë eksperiencë në futbollin europian. Është një nivel i lartë sepse çdo lojtari aspiron për të qenë pjesë e kësaj elite dhe të sfidoj veten për të qenë më i miri", shprehet në një intervistë të gjatë të 17 tetorit.

Lojtari i ri është huazur te Livingstonë në Skoci dhe është në pronësi të klubit anglez Ëimbledon. Ai shton se klima e Skocisë po e forcon akoma më tepër si lojtar dhe njeri.

Kaja luan në të njëjtin kampionat me Eros Grezdën, një tjetër lojtar i rëndësishëm i Shqipërisë, që shënoi së fundmi dopietë.

Të shtunën do të shohim nëse lojtari Kaja do të marrë minutat e para me Kombëtaren, por ajo që është më e rëndësishmja është se ai është një lojtar i gatshëm dhe i betuar për t'i shërbyer skuadrës dhe atdheut, një shenjë e mirë se e ardhmja e Shqipërisë do të jetë në duar të sigurta edhe pasi të mbyllet cikli i kësaj gjenerate./newsport/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga