
Sot, Tirana do të luajë kundër Partizanit, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të të Superiores. Një sfidë që veç rezultatit, luhet edhe për prestigjin e të dy ekipeve.
Një derbi asnjëherë nuk ka fitues, megjithatë Newsport.al ka renditur 10 arsyet se pse kampionët e Shqipërisë mund të dalin sërish me 3 pikë ndaj rivalit të përjetshëm.
Ndeshja Tirana – Partizani do të zhvillohet në orën 20:00 ndërsa më poshtë njihuni me arsyet pse bardheblutë sundojnë sërish kryeqytetin.
10 arsyet pse Tirana fiton sot ndaj Partizanit:
- Luajnë në “Air Albania”, stadiumi ku nuk kanë humbur asnjë derbi.
- Kanë në skuadër një sulmues si Redon Xhixha që në çdo moment është rrezik konstant për kundërshtarin.
- Kanë një mbrojtje që kanë pësuar pak gola, e dyta më e mirë e Superiores deri tani pas Egnatias.
- Presidenti Refik Halili shquhet për premiot dhe sot me siguri ka hapur “thesin” para kësaj sfide.
- Tirana është pritëse dhe si e tillë stadiumi pritet të jetë i tejmbushur me tifozë.
- Kanë një trajner si Orges Shehi që në momente të caktuara ka treguar se i lexon mirë mangësitë e kundërshtarit.
- Në 6 derbit e fundit, nuk kanë humbur asnjë derbi. Para festave të fundvitit është momenti për ta çuar në 7 ndeshje si dhuratë për sportdashësit e vet.
- Skuadra po kalon një formë të mirë dhe nga analistët është vlerësuar si kandidate potenciale për titullin kampion.
- Organika është e plotë, veç Kristijan Toshevskit që prej javësh është në infermieri.
- Tirana fiton sepse është... Tirana!