Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

SPECIALE/ 10 arsye pse Partizani KUALIFIKOHET sot përballë Saburtalos

Shkruar nga NEWSPORT
SPECIALE/ 10 arsye pse Partizani KUALIFIKOHET sot përballë Saburtalos

Partizani luan sot(ora 20:00) takimin e kthimit përballë Saburtalos. Ndeshja është e vlefshme për turin e parë të Conference League në Europë.

Në stadiumin “Air Albania” të kuqtë do tentojnë kualifikimin, pasi e kanë fituar ndeshjen e parë 0-1 në Gjeorgji. Newsport.al ju jep më poshtë 10 arsye, pse do jetë Partizani që do shkojë më tej në Conference League.

1- Fitorja e parë. Partizani e ka fituar takimin e parë në Gjeorgji. Gjatë ndeshjes së kthimit në "Air Albania" u duhet të bëjnë vetëm detyrën për të mos humbur.

2- Stadiumi. Të kuqtë kthehen të luajnë në stadiumin Kombëtar të kryeqytetit pas 7 vitesh. Kujtojmë se në vitin 2015, kur u luajt përballë Stromsgodset, stadiumi quhej “Qemal Stafa”.

3- Skuadra. Grupi i Partizanit është i plotë, pa dëmtime dhe nuk ka dhimbje koke për stafin, që të pengohen në zgjedhje para apo gjatë ndeshjes.

4- Trajneri. Dritan Mehmeti kërkon të debutojë në Europë me kualifikim, duke kaluar turin e parë të Conference League. Kështu dhe trajneri i kuq tejçon energjitë e tij te lojtarët.

5- Lojtarët. Lojtarët kërkojnë të afirmohen për të rënë në sy te klubet e tjera europiane, pse jo për të provuar aventurë jashtë.

6- Premio. Shuma që akordon klubi në rast kualifikimi akoma nuk është bërë e ditur, por kjo lë të kuptohet se mund të jetë e majme.

7- Frika. Të kuqtë janë me këmbë në tokë, pasi panë rivalin e tyre të kryeqytetit, Tiranën të eleminohej surprizë nga Dudelange.

8- Motivimi. 550 mijë euro në arkat e klubit janë shumë e majme, që i shtyn lojtarët të japin maksimumin për të dhënë kontributin e tyre maksimal.

9- Presioni. Partizani futet në këtë takim për të paktën 90 minuta, ku presioni nuk qëndron te ata. Kundërshtari zbret në fushën e blertë me disavantazhin e një goli.

10- Tifozëria e kuqe. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, faktori i tifozërisë. Klubi e ka prekur shpesh herë rëndësinë e lojtarit 12-të në shkallët e stadiumit dhe do jenë ata mbështetja kryesore sot. /EMANUEL LOCI/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga