Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

CHAMPIONS LEAGUE

VIDEO/ Shkëndija eliminohet nga kualifikueset e Champions, kuqezinjtë do të luajnë në Play Off të Europa League

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Shkëndija eliminohet nga kualifikueset e Champions, kuqezinjtë
Qarabag - Shkendija

Shkëndija është eliminuar nga kualifikueset e Champions League në turin e tretë. Ekipi tetovar u mposht ditën e sotme nga Qarabagu me rezultatin e thellë 5-1 dhe tashmë do të luajë në Play Off të Europa League.

Shkëndija e nisi mjaft mirë sfidën në Baku duke kaluar në avantazh në minutën e 10-të falë golit të realizuar nga Tamba. Por në minutën e 16-të të pjesës së parë, vendasit u rikthyen në lojë pas një autogoli të Cakes.

Pas dy minutash, Qarabagu përmbysi shifrat me golin e realizuar nga Kady Borges. Në minutën e 33-të të sfiës, azerët shënuan golin e tretë me anë të Akhundzade dhe pas dy minutash realizuan të katërtin me 11 metërsh falë Jankovic.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase mbajti të njëjtin ritëm ndaj Shkëndijes duke arritur të gjejë edhe golin e pestë falë realizimit të Leandro Andrade.

Goli i Tambas

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga