
Skuadra e Dinamos përmes rrjeteve sociale ka njoftuar tifozët se kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit mes dinamovitëve dhe Hajduk Split, e cila do të mbahte të enjten në “Air Albania”.
Çmimi i blietave variojnë nga 1000 lekë të rinj (tribuna E dhe N), deri në 3000 të rinj (tirbuna VIP). Ndeshja e parë përfundoi me përmbysje në “dëm” të ekipit të Ilir Dajës, 1-2. Një fitore e mundshme me diferencë prej dy golash do i mundësonte Dinamos avancimin në raundin tjetër, duke i afruar gjithmonë e më pranë me grupet e Conference League.
“Kanë dalë në shitje biletat e vlefshme për ndeshjen e raundit të 3-të kualifikues të Conference League, FC Dinamo City - HNK Hajduk Split. Biletat mund t'i blini çdo ditë pranë biletarive të stadiumit ‘Air Albania’ dhe ‘Selman Stërmasi’”, shkruan klubi kryeqytetas.
View this post on Instagram