
Mbrojtësi i Spanjës, Aymeric Laporte dha një intervistë për Gazzetta dello Sport ku foli për Botërorin në Katar. Ndër të tjera, Laporte, u përgjigj me vetëbesim të plotë edhe pyetjes se a ka ndonjë skuadër tjetër që mund të jetë superiore ndaj iberikëve.
“Për sa i përket lojës, asnjë nuk luan si ne. Unë nuk shoh shumë ndeshje por duke qenë se jemi në Botëror, më duhet të ndjek kundërshtarët e mundshëm. Franca dhe Brazili kanë cilësi të larta individuale dhe ka edhe skaudra të tjera shumë të mira por për lojën që ne luajmë nuk kemi asnjë ndjekës.
Futbolli jonë është shembull për shumë ekipe. Luajmë shumë mirë, kemi lojtarë spektakolar. Lëvizim topin nga një cep i fushës në tjetrin me shpejtësi dhe precizion. Kundër Gjermanisë, 4 herë fituese të Botërorit, treguam se mund të mbajmë topin me autoritet duke gjetur linja pasimi. Them se Kupa e Botës po shkon shumë mirë për ne.”- u shpreh mbrojtësi i Manchester City.