Në Kampionatin Europian “Francë 2016” kanë ndodhur ndryshime të shumta, duke nisur nga marketingu dhe menaxhimi, deri te rregullat në fushën e lojës. Pikërisht rregullat e reja kanë nisur të aplikohen në këtë kompeticion, ndërsa sot Spanja bëri dhe “debutimin” sa i përket nisjes së lojës me një futbollist nga mesfusha. Ky detaj u dallua qartë që në fillim të takimit.