
Laçi ka arritur të marrë një fitore të vyer në transfertë teksa ka mundur me rezultatin 1-0 Teutën. Kurbinasve u ka mjaftuar goli i Sebastian Spahiut për t’i vënë kapakun kësaj sfide të javës së 10-të të Superiores.
Në fundin e takimit, Sebastjan Spahiu i cili i dhuroi 3 pikët e radhës Laçit ka folur për mikrofonin e Oversport:
“Jam shumë i lumtur për golin. Nuk më pëlqen se si luajta sot, por jam i lumtur për tre pikët. Ma dha topin mirë Mazrekaj. Flas mirë me Mentorin. Ma pasoi mirë dhe e shtyva në rrjetë.
Jemi më mirë në formën fizike. Edhe nga ana taktike jemi më mirë. profesori na jep shumë siguri. Ndihemi më mirë. tani të shohim në ndeshjen me Partizanin. Nerva loje. Nuk kam asgjë personale me Karabecin.
Shpresoj të vazhdojmë kështu. Këto ndeshjet e fundit nuk kemi qenë keq. Duhet të vazhdojmë kështu dhe shpresoj ta ndihmoj ekipin me sa më shumë gola e me sa më shumë asiste.
Këtu është fizik pak. Kur driblon një lojtar, të vijnë të tjerët njëri pas tjetrit. Kur dribloja në Belgjikë një lojtar, isha pak më i lirë. Është pak fizik.
Më pëlqen të luaj më shumë si 10. Trajneri e di më mirë, ka pas luajtur futboll më përpara nesh. Ndihem më mirë si 10-ësh, por luaj aty ku më kërkon trajneri dhe për të ndihmuar ekipin”