Ali Sowe është një ndër golashënuesit më të mirë në Superligën shqiptare këtë sezon. Pas largimit të Bakajt pak javë më parë, i cili deri në atë kohë kryesonte listën si golashënuesi më i mirë, me 15 gola, tashmë stafeta iu ka kaluar dy lojtarëve të tjerë.
Bëhet fjalë për sulmuesin e Skënderbeut, Ali Sowe që ka mundur të shënojë 21 gola dhe sulmuesi i Kukësit, Sindrit Guri që ka mundur të gjejë rrjetën 19 herë këtë sezon. Nisur nga ky fakt, 23-vjeçari italian i Skënderbeut kërkon nga shokët e ekipit një dorë në ndeshjen e fundit.
Në rast se shënonte dhe vetëm një gol ndaj Vllaznisë, do thellonte më shumë diferencën me Gurin duke realizuar në këtë mënyrë ëndrrën për një trofe individuar përveç kampionatit dhe Kupës që nga korçarët shpresohet të fitohet ndaj Laçit vetë pak ditë më pas.