Sulmuesi i Skënderbeut, Ali Sowe ka vendosur të flasë para ndeshjes që skudra korçare do luajë ndaj Kukësit në fundjavë. Në një pronocim dhënë për "RTSH Sport", lojtari nga Gamabia është shprehur se do bëjë të pamundurën që në këtë sfidë Skënderbeu të sigurojë matekatikisht titullin.
I pyetur për garën e ashpër për Këpucën e Arë, Sowe nuk e ka shprehur dëshirën për të fituar, por duke përshëndetur dhe punën që po bën nga ana tjetër, Sindrit Guri, sulmuesi i Kukësit.
"Ndeshja me Kukësin është shumë e rëndësishme dhe besoj se Skënderbeu do të fitojë dhe do të festojë titullin. Nuk na e prish askush këtë festë në fushën tonë. Kemi bërë një kampionat të jashtëzakonshëm dhe është koha të festojmë tani. Jam pothuajse gati dhe dua të luaj në këtë ndeshje. Nuk dua ta humbas këtë mundësi. Golat e mi? Rëndësi ka që Skënderbeu të fitojë dhe të sigurojë matematikisht titullin, pastaj, nëse shënoj, është më mirë për mua. Gurin dua ta përgëzoj për atë që po bën, por edhe unë e dëshiroj Këpucën e Artë. Nuk mund ta fsheh", është shprehur Sowe në prononcimin e dhënë për "RTSH Sport".