
Ditën e sotme në Marbella duke nisur që nga ora 18:30, kombëtarja shqiptare do të përballet në një ndeshje miqësore me Katarin.
Një duel interesant mes dy kombëtareve, që për kërkesë të Federatës së Katarit njëjtë si ndaj Arabisë Saudite nuk do të transmetohet në asnjë TV, pasi nuk duan të zbulohen lojtarët e grumbulluar për “Katar 2022”.
Mbrëmë kombëtarja zhvilloi edhe stërvitjen e fundit, teksa Reja në seancën stërvitore ka provuar edhe lojtarët që pritet të hedhë nga minuta e parë në fushën e blertë.
Në portë pritet ta nisë Arlis Shala, ku përpara tij priten të rreshtohen 3 lojtarë, Gurishta, Janku dhe Turkaj, për të vazhduar më pas me mesfushën me 5. Hadroj-Rrapaj-Ujka-Kallaku-Hakaj do të jenë përpara dyshes së sulmit të Partizanit Cara-Skuka.
Shqipëria: Shala, Gurishta, Janku, Turkaj, Hadroj, Rrapaj, Ujka, Kallaku, Hakaj, Cara, Skuka. Trajner: Edy Reja